Qeveria Rama duket si batalion i shpartalluar

Kryeministri Rama ka qeverisjen me të dobët të qeverisjeve socialiste. Dhe ai vetë e kupton, por i frikësuar nga paranoja se, nga brenda PS-së, mund t’i bëjnë kurthe apo intriga, për t’i zënë vendin, ai ka preferuar të mbajë në kabinet emra anonimë. Madje, dhe emra që bëjnë vetëm gafa publike sa herë që flasin. Në PS ndihen keq për performacën e qeverisjes, por nuk guxojnë ta kundërshtojnë apo të sugjerojnë, pasi reagimi i Edi Ramës është arrogant. Edhe disa ish-ministra me influencë e me dinjitet në PS po flasin për ndryshim qeverie, si dhe për të gjetur një kompromis të madh me opozitën për të shpëtuar vendin nga kriza dhe përplasja.

Kryeministri nuk pranon. Madje, ka hedhur në sulm punonjësit që merren me rrjetet sociale që të sulmojnë dhe të denigrojnë ish-ministrat dinjitozë dhe profesionistë.

Ndërkohë qeveria është shpartalluar, si dikur batalionet në ikje, ku secili turret të përlajë çka mbetur.