Gjendet e ngordhur balena shtatzënë, kishte 22 kg mbetje plastike në stomak

Një balenë shtatzënë u gjet e ngrodhur në brigjet turistike të Italisë pasi kishte ngrënë rreth 22 kg mbetje plastike.

Pas ekzaminimeve të specialistëve u zbulua se mbante edhe një fetus të ngordhur në stomak. Luca Bittau, presidenti i SeaMe tha për CNN se në stomakun e balenës kishte rrjeta peshkatarësh, tuba dhe objekte të tjera që nuk janë të identifikueshme.

“Ajo ishte shtatzënë dhe kishte abortuar para se të dilte në det. Fetusi ishte rritur”, tha Luca.

Pas zbulimit, ministri i mjedisit të Italisë, Sergio Costa postoi një shkrim në Facebook ku paralajmëronte njerëzit për rrezikun e mbetjeve plastike duke theksuar se nuk duhen hedhur në det. Kjo nuk është balena e parë, e cila u gjet me mbetje plastike.

Një tjetër ngordhi pasi kishte ngrënë 40 kg mbetje plastike.  Balena u gjet në mars nga aktivistët në brigjet filipineze dhe u cilësua si një nga rastet më të këqija të helmimit.