Ylli Manjani: Asgjë e panjohur …

Nga Ylli Manjani

Kanabizimi dhe shndërrimi i territorit të Shqipërisë në qendër të trafikut të drogave, ishte dhe mbetet projekti i dytë kriminal më i rrezikshëm, pas Piramidave.

Vrasjet, kanosjet dhe në tërësi krimet kundër jetës dhe pasurisë janë pasojë e projektit kriminal. Kur territori shndërrohet në qendër droge, pa dyshim njerëzit që jetojnë në të merren masivisht me këtë biznes.

Po ky biznes është i gjithi informal dhe për pasojë zgjidhja e “mosmarrëveshjeve” mbetet po aq “informale”, pra me armë…

Është e pafalshme për të gjithë ne, që rrëshqasim kaq shpesh në projekte të tilla që kriminalizojnë shoqërinë masivisht! Natyrisht politika është fajtorja më e madhe.

Pa dyshim, problemi themelor yni është moszgjedhja e qeverisë së duhur dhe pamundësia për ta ndalur në kohë qeverinë që kriminalizon shoqërinë.

Qartësisht sistemi politik është i kalbur. Ai nuk prodhon më as politikë e as politika. Shtet jo e jo! Thjesht ka degjeneruar në përfaqësimin e një palë të fortësh kundër të tjerëve, ku të gjithë flasin e vendosin në emër të popullit. Ndërkohë popullin e mallosin në drogë dhe e zhysin në informalitet, për ta sunduar…

Zgjidhja?

Si fillim duhen larguar nga vendinmarrja ata që e filluan dhe zbatuan këtë projekt.

Në vijim ka shumë gjëra të tjera për të bërë, por më e para është pastrimi i vendit nga droga dhe vendosja e ekonomisë legjitime…

Po në të njëjtin fillim duhet duhet vendosur një sistem i ri politik, ku më së pari duhet kthyer demokracia nëpërmjet votës…