Basha i përgjigjet Ramës Sa herë që bën batuta e merret me pjesët e mia të trupit. Ti ke një hall

Në një takim të hapur me qytetarët e Durrës, kreu i PD-së, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeminstrit Edi Rama, i cili e cilësoi atë disa ditë më parë si “lider pa hallate”.

Basha tha sot se sa herë që Rama bën shaka, apo merret me pjesët e trupit të tij, e bën sepse, sipas Bashës ai ka një hall, “të fshehë atë që nuk e fsheh dot më kurrë që bota e tregon me gisht si kryehajdutin e Ballkanit”.

“Sa herë del para jush dhe ngërdheshet si majmun, sa herë që del para jush dhe shan opozitën apo merret me pjesët e mia të trupit dhe bën shaka e ka një hall, të fshehë atë që nuk e fsheh dot më kurrë që bota e tregon me gisht si kryehajdutin e Ballkanit, si Maduron e Ballkanit që shqiptarët do ta shporrin”, u shpreh Basha