Dorëzohet Sandër Lleshaj: Luftën ndaj krimit e humbëm

Ministri i Brendshëm ka pranuar se shteti është dorëzuar në luftën ndaj krimit të organizuar.

Mjafton të lexosh deklaratën e tij të fundit, të bërë në mbrëmje nga Shkodra, pas vrasjes së dy vëllezërve Bilali në lagjen Kiras, në një atentat mafioz, për të kuptuar se sa serioz është Lleshaj në thëniet e tij.

Ai u shpreh nga ky qytet që ka 11 të vrarë në një vit, të gjithë pa autorë, se “qytetarët nuk kanë pse të mos ndihen të sigurtë. Ne jemi në proces hetimi për këtë ngjarje por edhe ngjarje të tjera. Shpresoj qe sa më shpejt të kemi rezultate”, tha Lleshaj.

Në fakt nuk dihet se për çfarë sigurie e ka pasur Lleshaj.

Kur në Shkodër dhe në mbarë Shqipëri mëngjesin dhe mbrëmjen i zgjon dhe i ngrys tritoli dhe vrasjet mafioze.