Gruaja e tregtarit të makinave, e preferuara e Ramës

Qeveria e ka bërë të udhës, madje metodë pune, që të qarkullojë në të gjitha institucionet të njëjtët njerëz. Që nga ministritë, kabinet dhe drejtoritë lëvizin të njëjtët persona.

Nga njëra anë Qeveria trumbeton se po bën këto ndryshime për përmirësim e nga ana tjetër janë të njëjtën persona që emërohen. Në janar të këtij viti Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës, shkarkoi nga detyra kreun e ARRSH-së, Afrim Qendro dhe në vend të ti u emërua Sonila Qato. Kjo e fundit u shkarkua nga detyra Ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrësve në fund të Dhjetorit 2018. Më herët Qato ka mbajtur edhe  postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. E njëjta gjë ka ndodhur dhe me drejtues të tjerë të institucioneve, të cilët janë “shkarkuar”, vetëm duke ndërruar zyrat. Nuk kanë zëvendësues, apo ata janë të besuarit dhe klani i Kryeministrit Edi Rama. Nëse shikojmë pasuritë e tyre, duket sikur nuk jetojnë dhe punojnë në Shqipëri, pasi “lundrojnë” në para.

Sipas të dhënave të Open Spending Albania, rezulton se Sonila Qato ka shumë burime të  ardhurash.  Ajo ka  të paktën 6 llogari bankare. Të ardhura të tjera ka edhe nga qeraja e një apartamenti në Tiranë. Por, sipas të dhënave të deklaruara, gjatë vitit 2017 bashkëshorti i saj është marrë me tregti automjetesh. Ai ka blerë makina në Gjermani dhe më pas i ka shitur në Shqipëri. Po, në vitin 2017 ajo deklaron shtesë në gjendjen cash me 1 338 Euro, si rimburisim për shpenzime diete dhe fjetje për Sonila Qato dhe A.Shkreli me shërbim në Hagë, për shkak të mbulimi të shpenzimeve të fjetjes nga llogaria e Sonila Qato, për shumat 992,9 Euro dhe 209,85 Euro si dhe 240 Euro diete cash për Sonila Qato. Ndërsa në deklaratën fillestare atë vitit 2008, ajo deklaron të ardhura nga paga si Drejtore e Përgjithshme e Kontrollit të Zhvillimit Urbanistik dhe Territorit, të ardhurat nga bashkëshorti si punonjës shërbimi në ambasadën italiane në Tiranë.

Deklarimi i pasurisë ndër vite:

Viti 2008

Të ardhura nga paga për vitin 2008 si drejtore e Përgjithshme e Kontrollit të Zhvillimit Urbanistik dhe Territorit 1 147 716 lekë plus 10 000 lekë shpërblime plus 93 978 lekë shpërblime plus 68 301 lekë leje e zakonshme e 2007 plus 162 000 lekë nga pjesëmarrja në Këshillat Teknik Urbanistik, 1 481 995 lekë totali.

Bashkëshorti, zoti Artur Qato, të ardhura nga paga për vitin 2008, si punonjës shërbimi në ambasadën italiane në Tiranë, 540 000 lekë.

Të ardhura (50 % me 50 % me bashkëshortin) nga shitja e autoveturës 4plus1, tip ‘Peugot’, viti i prodhimit 1996, që ishte në emër të bashkëshortit, vlera 380 000 lekë.

Shpenzime (50 % me 50 % me bashkëshortin) për blerje veture 4plus1 e tipit ‘Benz’, viti i prodhimit 2000, në emër të bashkëshortit, 6 200 euro.

Viti 2009

Të ardhura nga paga dhe shpërblimi i fundvitit 2009, 1 244 300 lekë plus 66 459 lekë pagesa e lejes së zakonshme të pakryer për vitin 2008 plus 80 004 lekë nga pjesëmarrja në mbledhjet e Këshillit Teknik, 35 mbledhje në vitin 2009, 1 390 763 lekë totali.

Bashkëshorti, zoti Artur Qato, të ardhura nga paga për vitin 2008, si punonjës shërbimi në ambasadën italiane në Tiranë, 540 000 lekë.

Viti 2010

Të ardhura nga paga, shpërblimi dhe leja e zakonshme në detyrën e Drejtores së Përgjithshme të Kontrollit të Zhvillimit Urbanistik dhe Territorit për vitin 2010, 1 393 132 lekë.

Të ardhura nga shpërblimi si pedagoge e jashtme pranë universitetit “Polis”, 40 000 lekë.

Bashkëshorti, zoti Artur Qato, të ardhura nga paga për vitin 2010 si punonjës shërbimi në ambasadën italiane në Tiranë, 540 000 lekë.

Autoveturë ‘Opel Antara’, marrë sipas kontratës së qirasë financiare (leasing) dt. 23.06.2010 midis palëve shoqëria ‘Tirana Leasing’ sh.a dhe Artur e Sonila Qato me objekt, ‘Dhënien me qira financiare të sendit të përzgjedhur nga qiramarrësi pranë furnizuesit sipas shtojcës së kontratës që destinohet të përdoret nga qiramarrësi’, vlera 24 260 euro.

Gjendja e kursimeve cash është pakësuar me 7 278 euro, për pagimin e 30 % të vlerës përfundimtare të automjetit ‘Opel Antala’ sipas kontratës leasing dt. 23.06.2010 midis qiradhënësit ‘Tirana Leasing’ sh.a dhe qiramarrësve Artur dhe Sonila Qato, (kursimet si pjesë e regjimit martesor 50 % me 50 % me bashkëshortin).

3) Gjendja e kursimeve cash nga paga dhe llogaritë bankare në dy banka të nivelit të dytë, 500 000 lekë, (kursimet si pjesë e regjimit martesor 50 % me 50 % me bashkëshortin).

Kontratë qiraje financiare (leasing) midis qiradhënësit ‘Tirana Leasing’ sh.a dhe qiramarrësve Artur dhe Sonial Qato për dhënien me qira të një autoveture ‘Opel Antara’ dhe përdorimin e saj nga qiramarrësit sipas kushteve të kontratës. Data e fillimit të detyrimit 23.06.2010. Data e mbarimit të detyrimit 26.06.2015. Vlera 24 260 euro. Qiraja e parë 30 % e vlerës përfundimtare të makinës. Qiratë në bazë mujore duke filluar nga 12.07.2010 deri në shlyerjen e plotë. Shuma e paguar për vitin 2010, 10 338.39 euro plus 14 600 lekë siguracioni i makinës. Detyrimi i mbetur pashlyer 12 958 63 euro plus 3 217.04 euro interesa të përllogaritura deri në fund të kontratës (detyrimi si pjesëe regjimit martesor 50 % me 50 % me bashkëshortin).

Viti 2011

Të ardhura nga paga, shpërblimi dhe leja e zakonshme nga detyra e Drejtores së Përgjithshme të Kontrollit e Zhvillimit Urban për periudhën janar deri korrik 2011, 608 514 lekë.

Bashkëshorti, zoti Artur Qato, të ardhura nga paga si punonjës shërbimi pranë ambasadës italiane për periudhën janar-korrik 2011, 315 000 lekë.

Gjendja e kursimeve është pakësuar me 2 436 euro, për pagesën e kësteve në ‘Tirana Leasing’ për autoveturën tip ‘Opel Antara’, marrë me qira financiare sipas kontratës dt. 23.06.2010, për periudhën janar deri korrik 2011, (pjesë e regjimit martesor 50 % me 50 % me bashkëshortin).

Gjendja e kursimeve gjithsej nga paga, 142 000 lekë, (pjesë e regjimit martesor 50 % me 50 % me bashkëshortin).

Kontratë financiare (leasing) dt. 23.04.2010 midis qiradhënësit ‘Tirana Leasing’ dhe qiramarrësve Artur dhe Sonila Qato për dhënien me qira të automjetit ‘Opel Antara’, shuma e shlyer 2436 euro. Detyrimi financiar mbetur i pashlyer 10 522.63 euro, (pjesë e regjimit martesor 50 % me 50 % me bashkëshortin).

Deklarimi fillestar viti 2013

Pronare me 50 % (sipas regjimit martesor 50 % me 50 % me bashkëshortin) e një apartamenti me sip. 118.5 m2, blerë në dt. 05.11.2013 me kursime familjare si dhe të ardhura nga puna gjatë viteve 1999 – 2013, vlera 55 103 euro.

Bashkëshorti, zoti Artur Qato, pronar me 20 % i dy apartamenteve, në një pallat të ndërtuar në vitin 1958 dhe 1986, me sip. 40 m2 dhe 60 m2, blerë nga Ndërmarrja Komunale Banesa.

Llogari rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, krijuar në janar 2011, gjendja në dt. 08.11.2013, krijuar nga pagesat dhe shpërblimet si pedagoge në Fakultetin ‘Polis’, pagat e muajve prill, maj, qershor plus interesat, 276 644.74 lekë.

Llogari rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, krijuar nga paga si e punësuar në Bashkinë e Tiranës, 269.19 lekë.

Llogari rrjedhëse një bankë të nivelit të dytë, në emër të babait, Llambi Gegprifti ose Sonila Qatos, krijuar më 31.12.2012 nga kursime të babait, Llambi Gegprifti, gjendja në 08.11.2013, 860.04 lekë.

Depozitë bankare në një bankë të nivelit të dytë, në emër të babait, Llambi Gegprifti ose Sonila Qatos, krijuar më 31.12.2012 nga kursime të babait, Llambi Gegprifti, gjendja në 08.11.2013, 15 000 euro.

Llogari rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, krijuar nga punëdhënësit Bashkia Tiranë, Partia Socialiste dhe AKKP, gjendje në 08.11.2013, 84 597 lekë.

Pagesa për këstin e qirasë financiare për veturën ‘Opel Antara’ marrë sipas kontratës dt. 23.06.2010 midis palëve shoqëria ‘Tirana Leasing’ dhe Artuar e Sonila Qato me objek dhënien me qira financiare të sendit të përzgjedhur nga qiramarrësit pranë furnizuesit, sipas shtojcës së kontratës që destinohet të përdoret nga qiramarrësi, 6 461 euro. Qiraja financiare pjesë e regjimit bashkëshortor.

Bashkëshorti, zoti Artur Qato, llogari rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, e përdorur për likujdimin e këstit mujor leasing për makinën tip ‘Opel’, 350 euro.

Pronare me 25 %, (25 % në zotërim të bashkëshortit, zotit Artur Qato) e një autoveture ‘Opel Antara’, sipas kontratës së qirasë financiare (leasing) me afat 5 vjet, dt. 23.06.2010 midis palëve Sonila dhe Artur Qato dhe shoqërisë ‘Tirana Leasing’ sh.a, vlera 24 260 euro.

Bashkëshorti, zoti Artur Qato, pronar me 100 % i një autoveture tip ‘Benz A class’, i përdorur, viti i prodhimit 1999, blerë në vitin 2008 me të ardhura nga shitja e veturës ‘Peugot’ dhe nga kursimet në vite, vlera 6 200 euro.

Viti 2013

Të ardhura nga paga si drejtore e Përgjithshme e AKKP-së, rroga dhjetor 2013, 109 788 lekë.

Të ardhura si drejtore Kabineti në PSSH, për periudhën 1 janar – 8 nëntor, 797 550 lekë.

Bashkëshorti, zoti Artur Qato, të ardhura si security, nga ambasada italiane, për periudhën 1 janar- 8 nëntor 450 000 lekë.

Bashkëshorti, zoti Artur Qato, të ardhura nga paga si security pranë ambasadës italine, rroga dhjetor 2013, 45 000 lekë.

Llogari rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, krijuar në janar 2011, gjendja në dt. 08.11.2013 nga pagesat dhe shërblimet si pedagoge në fakultetin ‘Polis’ për muajt prill,maj, qershor plus interesat, ishte 276 644.74 lekë, bëhet 200 366.61 lekë.

Llogari rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë krijuar me kursime nga paga si e punësuar në Bashkinë e TIranës, ishte 269.19 lekë, bëhet 323.25 lekë.

Llogari rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë krijuar nga punëdhënësit Bashkia Tiranë, Partia Socialiste dhe AKKP, gjendja në 08.11.2013, ishte 84 597 lekë, bëhet 21 515.71 lekë.

Pagesa e këstit të qirasë financiare për veturën ‘Opel Antara’ sipas kontratës së qirasë financiare leasing, dt. 23.06.2010 midis palëve shoqëria ‘Tirana leasing’ dhe Artur e Sonila Qato me objekt dhënien me qira financiare të sendit të përzgjedhur nga qiramarrësit pranë furnizuesit sipas shtojcës së kontratës që destinohet të përdoret nga qiramarrës, ishte 6 461 euro në deklarimin e dt. 09.11.2013, bëhet 6 111 euro, pas pagesës së një kësti.Qiraja financiare pjesë e regjimit martesor me bashkëshortin.

Viti 2014

Të ardhura vjetore neto nga paga si Drejtore e Përgjithshme e AKKP-së, 1 296 111 lekë.

Bashkëshorti, zoti Artur Qato, të ardhura vjetore neto nga paga si punonjës security në ambasadën italiane, 540 000 lekë.

Llogari kursimi ‘Futura’ në emër të djalit, në një bankë të nivelit të dytë, hapur nga bashkëshorti, zoti Artur Qato, 754.82 dollarë.

Llogari kursimi ‘Futura’ në emër të djalit, në një bankë të nivelit të dytë, hapur nga Sonila Qato, 1 307.79 dollarë.

Llogari rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, krijuar me kursime dhe nga paga si e punësuar në Bashkinë e Tiranës, 204.04 lekë.

Llogari kursimi në një bankë të nivelit të dytë në emër të babait, Llambi Gegprifti ose Sonila Qato, 863.49 euro, zotëron 50 %.

Llogari kursimi në në bankë të nivelit të dytë në emër të babait, Llambi Gegprifti ose Sonila Qato, 15 000 euro, zotëron 50 %.

Pronare e një pikture me vlerë 450 000 lekë.

Llogari rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, llogari e pagës si drejtore e Përgjithshme e AKKP-së, 489 807.89 lekë.

Pagesa e këstit të qirasë financiare për veturën ‘Opel Antara’ sipas kontratës së qirasë financiare leasing, dt. 23.06.2010 midis palëve shoqëria ‘Tirana Leasing’ dhe Artur e Sonila Qatos me objekt dhënien me qira financiare të sendit të përzgjedhur nga qiramarrësi pranë furnizuesit sipas shtojcës së kontratës. Janë shlyer 4 001 euro nga 1 janari-31 dhjetor 2014 ndërsa detyrimi pas pagesës së një kësti bëhet 1702 euro. Qiraja financiare pjesë e regjimit martesor me bashkëshortin.

Bashkëshorti, zoti Artur Qato, gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të niveli të dytë, llogari page nga puna si punonjës security i ambasadës italiane, 84 796.47 lekë.

Viti 2015

Të ardhura nga paga si Drejtore e Përgjithshme e AKKP-së, rroga e dhjetorit 2015, 109 788 lekë.

Bashkëshorti, zoti Artur Qato, të ardhura nga paga si security pranë ambasadës italine, rroga e dhjetorit 2015, 45 000 lekë.

Llogari kursimi ‘Futura’ në emër të djalit, në një bankë të nivelit të dytë, hapur nga bashkëshorti, zoti Artur Qato, shtuar me + 4.64 dollarë.

Llogari kursimi ‘Futura’ në emër të djalit, në një bankë të nivelit të dytë, hapur nga Sonila Qato, shtuar me + 8.04 dollarë.

Llogari rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, krijuar me kursime nga paga si e punësuar në Bashkinë e Tiranës, 204.04 lekë.

Llogari kursimi në një bankë të nivelit të dytë në emër të babait, Llambi Gegprifti ose Sonila Qato, shtuar me + 0.94 euro, pjesa takuese 50 %.

Llogari kursimi në në bankë të nivelit të dytë në emër të babait, Llambi Gegprifti ose Sonila Qato, shtuar me + 225 euro, pjesa takuese 50 %.

Bashkëshorti, zoti Artur Qato llogari rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë nga paga si punonjës security në ambasadën italiane, bëhet 6 436,16 lekë

Llogari rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, llogari e pagës si drejtore e Përgjithshme e AKKP-së, bëhet 182.605.79 lekë.

Llogari kursimi në një bankë të nivelit të dytë në emër të babait, Llambi Gegprifti ose Sonila Qato, bëhet 620 030.31, pjesa takuese 50 %.

Llogari kursimi në një bankë të nivelit të dytë, bëhet 10 euro.

Pagesa e këstit të qirasë financiare për veturën ‘Opel Antara’ sipas kontratës së qirasë financiare leasing, dt. 23.06.2010 midis palëve shoqëria ‘Tirana Leasing’ dhe Artur e Sonila Qatos me objekt dhënien me qira financiare të sendit të përzgjedhur nga qiramarrësi pranë furnizuesit sipas shtojcës së kontratës që destinohet të përdoret nga qiramarrësi. Janë shlyer 2 420 euro për periudhën janar 2015 – prill 2015. Detyrimi për t’u shlyer, 0 euro. Qiraja financiare pjesë e regjimit martesor me bashkëshortin.

Viti 2016

Të ardhura nga kontrata noteriale e qirasë të apartamentit në Tiranë në pronësi të Sonila Qatos, 30 000 lekë në muaj me afat 1 vit dhe të drejtë rinovimi, shtohen me + 210 000 lekë.

Llogari kursimi ‘Futura’ në emër të djalit, në një bankë të nivelit të dytë, hapur nga bashkëshorti, zoti Artur Qato, shtuar me plus 183.42 dollarë prej të cilave 3.42 dollarë interesi vjetor dhe 180 dollarë si depozitë cash e derdhur nga kursimet e zotit Artur Qato.

Llogari kursimi ‘Futura’ në emër të djalit, në një bankë të nivelit të dytë, hapur nga Sonila Qato, shtuar me 205.93 dollarë prej të cilave 5.93 dollarë interesi vjetor dhe 200 dollarë depozitë cash e derdhur nga kursimet e zotit Artur Qato.

Llogari rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, pakësohet me 13 682.11 lekë.

Llogari kursimi në një bankë të nivelit të dytë në emër të babait, Llambi Gegprifti ose Sonila Qato, shtuar me 10.60 euro, pjesa takuese 50 %.

Llogari kursimi në një bankë të nivelit të dytë në emër të babait, Llambi Gegprifti ose Sonila Qato, shtuar me 135.14 euro, pjesa takuese 50 %.

Llogari kursimi në një bankë të nivelit të dytë, shtohet me 114.86 euro.

Llogari kursimi në një bankë të nivelit të dytë, pakësohet me 10 euro.

Llogari bankare në një bankë të nivelit të dytë në emër të babait, Llambi Gegprifti ose Sonila Qato, shtohet me 17.06 lekë, pjesa takuese 50 %.

Pronare me 100 % e një apartamenti me sip. 76.8 m2 në Tiranë dhënë përmes kontratës së dhurimit, dt. 27.04.2016 nga prindërit Llambi dhe Fanika Gegprifti, vlera 4 953 600 lekë, vlerësuar sipas pasqyrës llogaritëse e tatimit për kalimin e të drejtës së pronësisë nga ZVRPP Tiranë.

Gjendja cash, pakësuar me – 300 000 lekë.

Llogari rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë krijuar me kursime nga paga si e punësuar në Bashkinë e Tiranës, 204.04 lekë.

Bashkëshorti, zoti Artur Qato, llogari rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, bëhet 4 741.60 lekë.

Bashkëshorti, zoti Artur Qato llogari rrjedhëse, llogari page në një bankë të nivelit të dytë, datë fillimi 30.09.2016, 92 522.29 lekë.

Llogari rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, llogaria e pagës si Drejtore e Përgjithshme e AKKP-së, bëhet 1 402 929.21 lekë.

Viti 2017

Të ardhura neto me vlerë 944 457 Lek nga paga gjatë periudhës Janar-Shtator si dhe nga pozicioni Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë të Trajtimit të Pronave.

Të ardhura neto me vlerë 459 693 Lek nga paga si Ministre Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes gjatë periudhës Shtator-Dhjetor.

Të ardhura neto me vlerë 54 000 Lek nga pjesëmarrja si anëtare në Këshillin Kombëtar të Territorit për periudhën Tetor-Dhjetor.

Shtesë e të ardhurave cash me 324 000 Lek nga qiradhënia e apartamentit me sipërfaqe 76,8 m2 , me vlerë 30 000 Lek në muaj sipas kontratës me datë 20.05.2016.

Bashkëshorti, të ardhura neto me vlerë 300 000 Lek nga paga gjatë periudhes Janar-Dhjetor.

Të ardhura me vlerë 480 000 Lek nga shitja e automjetit Mercedez Benz tipi A160, viti i prodhimit 1999, në datë 26.12.2017, në bashkëpronësi me bashkëshortin.

Shtesë me 3,63 USD në llogarinë e kursimit ‘Futura’ të hapur nga bashkëshorti në emër të fëmijës të mitur, pranë Intesa San Paolo bank.

Shtesë me 6,14 USD në llogarinë e kursimit ‘Futura’ të hapur në emër të fëmijës të rritur nga vetë subjekti, pranë Intesa San Paolo Bank.

Pakësim me 174 709,75 Lek në llogarinë rrjedhëse pranë Credins Bank.

Llogari rrjedhëse në Credins Bank, bëhet 2 904 120,92 Lek.

Shtesë me 0,44 Euro në llogarinë rrjedhëse pranë Credins Bank, në emër të një personi të familjes ose të subjektit. Gjendja e llogarisë bëhet 875,11 Euro.

Gjendje me vlerë 15 000 Euro në llogarinë rrjedhëse në emër të një personi të familjes ose të subjektit, pranë Credins Bank.

Shtesë me 0,08 Lek në llogarinë rrjedhëse në emër të një personi të familjes ose subjektit pranë Credins Bank. Gjendja e llogarisë bëhet 44,83 Lek.

Shtesë në gjendjen cash me 1 338 Euro, si rimburisim për shpenzime diete dhe fjetje për Sonila Qato dhe A.Shkreli me shërbim në Hagë, për shkak të mbulimi të shpenzimeve të fjetjes nga llogaria e Sonila Qato, për shumat 992,9 Euro dhe 209,85 Euro si dhe 240 Euro diete cash për Sonila Qato.

Gjendje llogarie me vlerë 74 543,62 Lek panë Raiffeisen Bank në emër të bashkëshortit.

Gjendje llogarie me vlerë 3 000,51 Lek pranë Intesa San Paolo në emër të bashkëshortit.

Shtesë e të ardhurave cash me 1 700 Euro nga shitja e automjetit Volsëagen tipi Golf, viti i prodhimit 2004, me vlerë 5 000 Euro blerë në Gjermani dhe shitur menjëherë sipas kontratës me datë 18.12.2017 nga bashkëshorti.

Shtesë e të ardhurave cash me 1 500 Euro nga shitja e automjetit tip Volksëagen tipi 2K, viti i prodhimit 2010, me vlerë 7300 Euro blerë në Gjermani dhe shitur sipas kontratës me datë 15.03.2017 nga bashkëshorti.